Joshua lëndohet në aksident me makinë, dy persona mbeten të vdekur

Boksieri britanik-me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, bëjnë me dije mediat e ndryshme angleze. Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun. Automjeti ku ndodhej Joshua u përfshi në përplasje me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim. Joshua, 36 vjeç, raportohet se ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërsa dy persona humbën jetën në vendin e aksidentit. Ekipet e emergjencës u nxitën në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën pas përplasjes. Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi Joshua u përball me Jake Paul, ku mbrojti karrierën e tij në një ndeshje të bujshme boksi. /Telegrafi/