Prishtina ndanë rrugët me Gentrit Salihun

Prishtina ka ndarë rrugët me mesfushorin Gentrit Salihun. 22-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës në dy vitet e fundit, teksa ka ndërprerë kontratën me marrëveshje me klubin. Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Salihu ka pasur 35 ndeshje zyrtare ku ka shënuar edhe një gol dhe ka dhuruar dy asistime. Njoftimi i plotë nga FC Prishtina : FC Prishtina njofton se bashkëpunimi me mesfushorin Gentrit Salihu ka përfunduar me mirëkuptim të ndërsjellë. Mesfushori, 22 vjeçar Gentrit Salihu, ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, gjatë së cilës periudhë ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare. Me fanellën bardh e kaltër, ai kontribuoi me 1 gol dhe 2 asistime, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025.Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19. FC Prishtina e falënderon Gentrit Salihun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale. /Telegrafi/