Nvidia ka përfunduar blerjen e aksioneve të Intel me vlerë rreth 5 miliardë dollarë, sipas një paraqitjeje zyrtare të bërë të hënën. Marrëveshja, e njoftuar fillimisht në shtator, përfshin blerjen e më shumë se 214.7 milionë aksioneve të Intel me çmim 23.28 dollarë për aksion, në një transaksion privat. Ky investim shihet si një ndihmë e madhe financiare për Intel, pas viteve të sfidave dhe shpenzimeve të mëdha për zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit. Agjencitë amerikane të antitrustit e kanë miratuar tashmë marrëveshjen, sipas njoftimeve të FTC-së. Në tregun para hapjes, aksionet e Nvidia ranë me rreth 1.3%, ndërsa ato të Intel mbetën pothuajse të pandryshuara. /Telegrafi/