Texas thuhet se po nis zbatimin e kufizimeve të ndryshueshme të shpejtësisë në autostrada, me synimin për të rritur sigurinë dhe reagimin ndaj kushteve të momentit. Vendimi vjen pas një aksidenti të rëndë në vitin 2021 në I-35W, ku një përplasje masive gjatë një stuhie dimërore shkaktoi gjashtë viktima dhe ngriti pikëpyetje mbi vlefshmërinë e kufizimeve fikse të shpejtësisë. Pas ngjarjes, ligjvënësit miratuan përdorimin e tabelave elektronike që lejojnë uljen e përkohshme të limiteve në bazë të kushteve të rrugës. Tani, Departamenti i Transportit të Teksasit (TxDOT) ka autoritet të reduktojë shpejtësinë në raste me mot të keq, trafik të rënduar apo punime, megjithëse ulja nuk mund të jetë më shumë se 10 mph nga limiti normal. Tabelat e para do të vendosen në akset e pajisura me sisteme inteligjente të monitorimit, që përdorin kamera dhe sensorë për të vlerësuar situatat në kohë reale. Drejtuesve u kërkohet të respektojnë shifrën që shfaqet në tabelat dixhitale, pasi ajo konsiderohet automatikisht kufiri ligjor i shpejtësisë në atë moment. / Telegrafi /