Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka thënë se ka përjetuar dhunë fizike nga një burrë. Ajo u shpreh se këtë gjë e ka mbajtur për vete dhe nuk i ka treguar as prindërve. “Kam përjetuar dhunën fizike. E mbajta për vete, nuk i thash askujt, as prindërve”, u shpreh Alba. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) "Nuk flas më shumë. Fizike po flas. Nuk i shmangem unë temës. Nuk është gjë e hijshme", tha tutje. "Çka me reagu asnjë gjë", theksoi ndër të tjerash. E gjithë kjo nisi nga një Prime i fundit ku u diskutua për një incident mes vajzave në shtëpi, e që Dolce kishte gjuajtur në drejtim të saj. Për këtë u eliminua edhe Shkurte Haxhiu, nga një televotim si pasojë e 'zarfit të zi'. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)