Në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, projekti NURTURE – Nurturing the World Can Be a Job ka ofruar për të rinjtë një përvojë të strukturuar, të mentoruar dhe reale pune në organizatat e shoqërisë civile (OJF). Përmes praktikave profesionale të ndërtuara mbimentorim cilësor dhe këshillim karriere, të rinjtë kanë fituar aftësi konkrete, vetëbesim dhe një kuptim të qartë të roleve profesionale në sektorin civil. Vlerësimet e projektit tregojnë se komunikimi i hapur dhe i vazhdueshëm mes mentorëve dhe praktikantëve ka qenë një nga faktorët kyç të suksesit. Të rinjtë raportojnë rritje të dukshme në aftësi si puna në ekip, komunikimi profesional, menaxhimi i kohës dhe vetëbesimi, ndërsa organizatat pritëse kanë përmirësuar mënyrën se si strukturojnë mentorimin dhe përfshirjen e tërinjve në punën e përditshme. Projekti NURTURE zbatohet nga një partneritet ndërkombëtar i udhëhequr nga PiNA(Slloveni), në bashkëpunim me LDA Europe (Shqipëri), BRAVO (Bosnje dhe Hercegovinë),Mladiinfo Montenegro (Mal i Zi) dhe Youth Career Center Dubrovnik – CKM Dubrovnik(Kroaci). Projekti financohet nga programi Erasmus+ (ERASMUS-YOUTH-2023-CB) dhe synon të zhvillojë një model praktikash profesionale 80-orëshe në OJF, si dhe të krijojë National Support Points (NSP) që lidhin të rinjtë, organizatat dhe tregun e punës. Sfidat e të rinjve dhe roli i sektorit OJF Në Ballkanin Perëndimor, shumë të rinj përballen me mungesë të përvojës së parë profesionale,mungesë mentorimi dhe vështirësi për të hyrë në tregun e punës. Paralelisht, OJF-të – edhe pse janë pranë nevojave të komunitetit – shpesh nuk njihen si vende reale pune apo si punëdhënës të parë për të rinjtë. Modeli NURTURE adreson pikërisht këtë boshllëk, duke e trajtuar sektorin e shoqërisë civile si një ambient real pune, ku të rinjtë angazhohen në detyra konkrete si: koordinim projektesh,komunikim, administrim, advokim dhe punë me komunitetin. Zbatimi në Shqipëri: rezultate konkrete Në Shqipëri, LDA Europe, në rolin e National Support Point (NSP Albania), ka zbatuar plotësisht komponentin e praktikave profesionale. Gjatë vitit të zbatimit: 30 të rinj kanë përfunduar me sukses praktika profesionale 80-orëshe, Praktikat janë zhvilluar në 11 organizata pritëse, Të gjithë praktikantët kanë përfituar këshillim karriere, mentorim dhe vlerësim përfundimtar. Të rinjtë raportojnë rritje të qartë në orientimin e karrierës, aftësi profesionale të transferueshme dhe një kuptim realist të mënyrës se si funksionojnë organizatat e shoqërisë civile. Konkursi i Praktikës dhe projektet fituese Në kuadër të projektit u organizua edhe Konkursi i Praktikës NURTURE , i cili synonte të mbështeste idetë më të mira të zhvilluara nga praktikantët gjatë praktikës. Në Shqipëri, projekti fitues ishte: “Northern Motion – The Butterfly & Young Leaders Camp” nga Suada Kalemi, në bashkëpunim me organizatën Leaders On Tour . Ky projekt përfshin një kamp dy-ditor që kombinon sportin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore për zhvillimin e aftësive drejtuese, punës në ekip dhe komunikimit tek të rinjtë. Projekti ushpërblye me 3,000 EUR për zbatim. Përvoja e Suadës dhe e praktikantëve të tjerë dëshmon se praktikat profesionale në OJF nuk janë vetëm një “provë”, por një hap real drejt punësimit, aktivizmit qytetar dhe zhvillimit profesional afatgjatë. Një model që funksionon NURTURE ka treguar se kur të rinjtë marrin përgjegjësi reale, udhëzime të qarta dhe mentorimtë vazhdueshëm, ata jo vetëm që kontribuojnë, por edhe rriten profesionalisht. Organizatat fitojnë energji të reja dhe kapacitete shtesë, ndërsa të rinjtë ndërtojnë një portofol aftësish dhe përvojash që vlejnë në çdo sektor.