Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ ) ka njoftuar se në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve. Sipas KQZ-së, deri më tani është përpunuar mbi 8 për qind e votave, ndërsa nga të dhënat preliminare për Lëvizjen Vetëvendosje, më i votuari është kryeministri aktual Albin Kurti. Bazuar në këtë përqindje të numërimit, renditja e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes është si në vijim: Albin Kurti – 27,258 vota Glauk Konjufca – 21,353 vota Hekuran Murati – 11,300 vota Albulena Haxhiu – 11,097 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 9,833 vota Xhelal Sveçla – 9,031 vota Hajrulla Çeku – 8,178 vota Avni Dehari – 7,272 vota Mimoza Kusari Lila – 6,835 vota Ejup Maqedonci – 6,091 vota Nga KQZ është theksuar se procesi i numërimit është ende në fazë fillestare dhe rezultatet mund të ndryshojnë me avancimin e tij në ditët në vijim. Rezultatet përfundimtare do të shpallen vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit dhe verifikimit të të gjitha votave, përfshirë ato me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora./Telegrafi.