Shtabi i ri profesional i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut po merr formë, Sedloski rrethohet me emra të dëshmuar të futbollit vendor, me synim stabilitetin dhe përparimin afatgjatë të ekipit, njofton Telegrafi. Në stafin profesional, si asistentë të Sedlloskit, do të punojnë Borçe Hristov, shef i shtabit profesional të KF Tikvesh dhe drejtor i Qendrës për Edukim, Erhan Selimi, i cili deri tani ishte përzgjedhës i Maqedonisë U19 si dhe Zoran Boshkovski – Çoko. Pjesë e shtabit profesional do të jetë edhe ish-mbrojtësi i përfaqësueses Vançe Shikov, i cili ka regjistruar 58 paraqitje për Maqedoninë, ndërsa si trajner i portierëve është emëruar Gogo Jovçev. Si video-analist i përfaqësueses A është angazhuar Martin Hristov, ndërsa përzgjedhësi Goce Sedlloski do ta bëjë të ditur më vonë emrin e trajnerit për përgatitjes fizike që do t’i bashkohet shtabit profesional. Me këtë përbërje, Sedloski po ndërton një ekip të përbërë nga profesionistë të dëshmuar, me qëllim të qartë stabilitetin, vazhdimësinë dhe përparimin e mëtejmë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/