Toney i ashpër me Albën: Mos e përmend vajzën time

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, Toney dhe Alba Pollozhanit. Debati nisi pasi Alba i përmendi vajzën Toneyt, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të tij. "Mos ma përmend vajzën, hera e parë dhe e fundit që e përmend. Nuk është e nevojshme, mund të marrësh shembuj të tjerë", u shpreh ai. Foto: Instagram Ai gjithashtu zbuloi fjalët që Alba i kishte thënë. "Më tha nëse ta dhunon dikush vajzën tënde ti e përkrah dhunuesin", tregoi Toney. Foto: Instagram Përplasja ka shkaktuar reagime të shumta tek banorët e tjerë, të cilët u përpoqën të qetësojnë situatën dhe të shmangin konfliktet e mëtejshme. Ky incident pritet të diskutohet edhe në episodet e ardhshme, duke treguar se dinamika mes banorëve vazhdon të mbetet e paparashikueshme dhe e tensionuar. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)