Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, ka ndarë me fansat një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi vitin 2025 dhe duke ndarë planet për vitin e ardhshëm. Në postimin e saj, Vesa shpreh mirënjohjen për mësimet që mori gjatë këtij viti. “Faleminderit 2025 që më mësove balancën, që më dhe mundësinë t’ia dëshmoj vetes sërish, që familja dhe shëndeti mbeten mbi të gjitha. Faleminderit Zotit që më kujton ditë për ditë”. View this post on Instagram A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) Ajo thekson rëndësinë e fansave dhe mbështetjes së tyre: “Kur ju më ndaloni e përkëdhelni me përqafimet tuaja të ngrohta, më kujtoni se kam ardhur në këtë botë për të dhuruar, jo vetëm muzikë, emocion e dashuri, po edhe të jap zë gjërave pozitive”. Luma paralajmëron fansat për ndryshime të mëdha në vitin 2026, të cilat i quan “radikale, por pozitive”. Ajo shton se dëshira e saj për vitin e ardhshëm është shëndeti, por edhe më shumë stabilitet emocional, duke përdorur një shprehje të zakonshme nga Kosova: “pak më shumë ‘rrafsh’”.Këngëtarja përfundon postimin duke shprehur dashurinë për ndjekësit e saj: “Ju dua shumë të gjithë ju, që në një mënyrë apo tjetër keni qenë pjesë e ditëve të mira të këtij viti që po e lemë pas”. Mesazhi i saj është një reflektim i sinqertë mbi vitin që po mbyllet dhe një paralajmërim për projekte dhe momente pozitive që fansat mund të presin në vitin jubilar që po vjen. /Telegrafi/