“Rama po e mban peng për çështjen Balluku”, Bardhi i përgjigjet GJK-së: Pse 1/5 e deputetëve nuk legjitimohen, ndërsa kryeministri lejohet të kërkojë interpretim për masat ndaj një ministri?

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi Gjykatën Kushtetuese për “pengmarrje politike” nga kryeministri Edi Rama në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut. Bardhi theksoi se Gjykata duhet të sqarojë pse u pranua kërkesa e Kryeministrit për pezullimin e një vendimi penal, ndërkohë që iu refuzua e drejta 1/5 e deputetëve për raste […]