Prej javësh po qarkullojnë zëra se në Big Brother VIP Kosova 4 mund të ndodhë një nga ballafaqimet më të shumëpritura nga publiku: ai mes sipërmarrësit Fisnik Syla dhe këngëtares Fjolla Morina. Arsyeja është e thjeshtë — Fjolla, aktualisht një ndër banoret më të komentuara të këtij edicioni, ka qenë dikur e martuar me Fisnikun, ndërsa historia e tyre është shoqëruar me një sërë ngjarjesh, deklaratash dhe polemikash që u bënë pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale, për të përfunduar më pas me ndarje. Derisa brenda shtëpisë së BBVK, Fjolla nuk ka folur ende hapur e në detaje për këtë periudhë të jetës së saj, jashtë mureve të shtëpisë kanë nisur spekulimet. Në prapaskenë përflitet se produksioni po shqyrton mundësinë e një ritakimi të mundshëm mes saj dhe Fisnik Sylës, çka do të sillte padyshim emocione, tension dhe kuriozitet të madh te publiku. Një ballafaqim i tillë do të rikthente në qendër të vëmendjes një histori që ka lënë gjurmë, por edhe do të shërbente si moment kyç për rrëfime të reja, sqarime apo edhe përballje emocionale mes dy personave që dikur ndanë jetë të përbashkët. Megjithatë, deri tani gjithçka mbetet në nivel zërash dhe aludimesh. As produksioni dhe as vetë protagonistët nuk kanë konfirmuar asgjë. Çfarë do të ndodhë realisht — nëse do të ketë ritakim apo jo — mbetet të shihet në vazhdim, ndërsa publiku pret me interes zhvillimet e radhës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/