Kryetari aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, shprehet se nuk e kupton pse autoritetet aktuale maqedonase janë kundër “propozimit francez”, kur ai e ka shfuqizuar politikën rigide bullgare. “Para nesh është një propozim i Bashkimit Evropian, që ne e quajmë ‘propozimi francez’, i cili është shumë i qartë, shumë i saktë dhe nuk e kuptoj pse shkohet kundër atij propozimi”, thotë Georgievski në një intervistë për portalin “Racin”. “Nuk guxojmë të harrojmë se ai ‘propozim francez’, praktikisht dhe de facto, ishte shfuqizim i një pozicioni rigid të politikës bullgare me atë qëndrimin e pakëndshëm se deri në vitin 1945 keni qenë bullgarë, ndërsa nga viti 1945 jeni maqedonas, që ishte miratuar nga parlamenti bullgar. Në Maqedoni i jepet shumë pak rëndësi faktit se ‘ propozimi francez ’ praktikisht e shfuqizoi këtë ide. Ai e anuloi atë qëndrim , sepse për ‘ propozimin francez ’ u votua gjithashtu edhe në parlamentin bullgar dhe , në vend që kjo të interpretohej si fitore , ne e interpretojmë si humbje . Nuk e di për çfarë arsyesh , ndoshta fillimisht për arsye të politikës ditore , por më pas kjo u bë pjesë e bllokadës sonë . Bullgaria evoluoi nga ajo pozitë dhe shohim se pas propozimit francez , qëndrimet provokuese nga politikanët bullgarë janë reduktuar në minimum. Tani edhe futja e bullgarëve në Kushtetutë na paraqitet si problem. Edhe protokolli na është problem, e deri te pozicioni më i ri që po e dëgjojmë muajt e fundit , ku ne u imponojmë kushte Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë . Tani ne jemi ata që vendosim kushte ndaj BE- së , nëse duam të ecim përpara . E gjithë kjo tregon se ata që janë kryesorët dhe përgjegjësit për rrugën tonë drejt BE- së në këtë moment, nuk kanë një politikë serioze për ta kaluar këtë pikë të fundit dhe për të filluar integrimin tonë final evropian , përveç nëse po ndodh diçka pas skenave që ne nuk e dimë ”, thotë Georgievski .