Fondacioni i SC GjilaniT po vazhdon të dëshmojë se sporti është shumë më tepër se garë dhe emocione në fushë. Me një frymë solidariteti dhe përgjegjësie shoqërore, Fondacioni ka mbështetur financiarisht Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, Shoqatën “Handikos” dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, me nga 2 mijë euro secilën. Kjo iniciativë humane u realizua falë përkrahjes së vazhdueshme dhe të pakursyer të partnerëve të çmuar të klubit – si El Bau, Demiri Gartenbau GmbH dhe Autovillage AG – të cilët qëndrojnë pranë SC Gjilanit jo vetëm në rrugëtimin sportiv, por edhe në misione me vlerë të lartë shoqërore. Përfaqësuesit e klubit, së bashku me disa nga futbollistët dhe anëtarë të stafit teknik, vizituan nga afër këto tri institucione, ku u dorëzuan mjete simbolike financiare dhe dhurata modeste, si shenjë respekti, përkrahjeje dhe përkushtimi ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë. Fondacioni SC Gjilani mbetet i përkushtuar që edhe në të ardhmen të zgjerojë veprimtarinë e tij humanitare, duke mbështetur iniciativa dhe organizata që kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien dhe forcimin e komunitetit tonë ./Telegrafi/