Ndërron jetë Davide Tizzano

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka lëshuar komunikatë zyrtare për ndarjen nga jeta të Davide Tizzano, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Tizzano ishte një personalitet i shquar i sportit ndërkombëtar, një udhëheqës me integritet dhe vizion, si dhe një mik i dëshmuar i Kosovës. Telegrami i plotë i MKRS-së: “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Davide Tizzano, President i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Davide Tizzano ishte një personalitet i shquar i sportit ndërkombëtar, një udhëheqës me integritet dhe vizion, si dhe një mik i dëshmuar i Kosovës. Angazhimi dhe mbështetja e tij e vazhdueshme për sportin, për vlerat olimpike dhe mesdhetare, si dhe për aspiratat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, do të mbeten në kujtesën tonë. Kontributi i tij në forcimin e bashkëpunimit sportiv dhe në avancimin e Lojërave Mesdhetare përbën një trashëgimi të çmuar, që do të vazhdojë të frymëzojë brezat e sportistëve dhe drejtuesve sportivë. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tizzano, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë komunitetit të Lojërave Mesdhetare”./ Telegrafi