Nëna i dërgon mesazh Benitës në Big Brother: Jam mirë, vazhdo lojën tënde

Nëna e Benita Zenës i ka përcjell një mesazh për të bijën pas bujës që bëri vizita e saj në shtëpi. Në një mesazh, e ëma u shpreh krenare për vajzën e saj, teksa i tha se ajo qëndron mirë me shëndet. “Benita ime e dashur, ta dish që mami e ka kuptuar plotësisht zgjedhjen tënde. Kjo më tregon sa e fortë dhe e vendosur je. Por, shëndeti e zemra lëndohen përsëri nëse diçka shkon gabim përsëri", u shpreh ajo. Foto: YouTube Tutje i tha: "Jam krenare për ty. Të dua shumë”. Megjithatë, i kërkoi që ta ketë në mend dhe të ketë kujdes në lojën që bën. Kjo vjen pasi javën e kaluar ia bëri një vizitë dhe i tha që të largohet nga Big Brother. Madje i kërkoi që të distancohet nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com