Mbi 20% e votave të numëruara, lista e 10 më të votuarëve në LVV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve. Aktualisht është përpunuar mbi 20% e votave . Sipas të dhënave të deritanishme, 10 kandidat nga Lëvizjen Vetëvendosje kanë krijuar një diferencë me të të tjerët. Renditja e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes (deri tani): Albin Kurti – 69,000 vota Glauk Konjufca – 53,856 vota Hekuran Murati – 28,124 vota Albulena Haxhiu – 27,752 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 24,175 vota Xhelal Sveçla – 21,940 vota Hajrulla Çeko – 20,252 vota Avni Dehari – 17,942 vota Mimoza Kusari-Lila – 16,807 vota Ejup Maqedonci – 15,606 vota