Numërohen mbi 20% të votave, ndryshohet renditja në PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputet. Sipas rezultateve të para, pas numërimit të mbi 20% të votave, kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po renditen kështu: Bedri Hamza – 29,634 vota Arian Tahiri – 13,944 vota Përparim Gruda – 12,820 vota Uran Ismaili – 10,319 vota Sala Jashari – 9,300 vota Vlora Çitaku – 8,318 vota Arben Mustafa – 7,493 vota Enver Hoxhaj – 7,043 vota Eman Rrahmani – 5,435 vota Rrahman Rama – 5,313 vota KQZ po vazhdon numërimin e votave dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pas përfundimit të procesit në të gjitha komunat. PDK, një nga partitë kryesore në Kosovë, po ndjek me vëmendje rezultatet e kandidatëve të saj, ndërsa garat për deputetë mbeten të ngushta në disa zona./Telegrafi.