Mësohet gjendja e Anthony Joshuas pas aksidentit me dy të vdekur në Nigeri

Qeveria lokale e shtetit të Ogun, pjesë e Nigerisë, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e boksierit, Anthony Joshua, pas aksidentit tragjik me makinë që la dy të vdekur. Joshua, 36 vjeç, ishte një nga katër pasagjerët në një xhip Lexus që u përplas me një kamion të palëvizshëm rreth orës 11:00 të mëngjesit, sipas orës lokale të hënën. Boksieri u shpëtua me lëndime të lehta dhe tashmë është i qëndrueshëm, duke qenë i vetëdijshëm dhe në kontakt me familjen e tij. BREAKING NEWS: Boxing champion Anthony Joshua has survived a deadly car crash in Nigeria that killed two people. He was a passenger in a Lexus when it reportedly smashed into a truck. This is him being carried out of his vehicle, clearly in agony. But he is said to be OK. pic.twitter.com/Ppm2EHj8mn — Piers Morgan (@piersmorgan) December 29, 2025 “Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se Joshua dhe një pasagjer i dytë janë në gjendje të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore. Një ekip mjekësor do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër”, thuhet në deklaratën e qeverisë së shtetit Ogun. Sipas raportimeve, dy meshkuj të tjerë në automjet humbën jetën, ndërsa Joshua dhe një pasagjer tjetër u transportuan në spital për trajtim. Aksidenti ndodhi në autostradën Lagos-Ibadan, një rrugë e njohur për rrezikshmërinë e saj. FOR IMMEDIATE RELEASE JOINT STATEMENT BY OGUN AND LAGOS STATE GOVERNMENTS ON ROAD TRAFFIC ACCIDENT INVOLVING ANTHONY JOSHUA The Governments of Ogun and Lagos States wish to confirm that British-Nigerian two-time unified world heavyweight boxing champion, Anthony Joshua, was… pic.twitter.com/m5VkFmX57t — Ogun State Government - OGSG (@OGSG_Official) December 29, 2025 Qeveria lokale po monitoron nga afër situatën dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit. Automjeti i përfshirë është evakuuar, ndërsa autoritetet punojnë për të siguruar që kamioni i përfshirë të largohet nga vendi i ngjarjes për të lehtësuar hetimin. /Telegrafi/