Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka qenë në gjendje të japë intervistën e parashikuar për emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo për shkak të gjendjes shëndetësore. Moderatorja tregoi se problemi u bë i qartë pak minuta para lidhjes direkt. “Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkt me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Sulo. Foto: YouTube Mesazhi i dërguar nga motra e Faikut shpjegon situatën: “Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”. Bieta shtoi gjithashtu se gjatë bisedës telefonike me motrën e Faikut, ajo kishte theksuar se “ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”. Kujtojmë se gjatë spektaklit të së shtunës, Faiku ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 për të takuar djalin e tij, me të cilin nuk kishin pasur kontakt për shtatë vite. Takimi nuk u realizua, pasi Mali vendosi që këtë ta bëj kur të dalë jashtë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com