Garë e fortë në AAK, pas numërimit të mbi 20 për qind të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputet. Pas numërimit të mbi 20% të votave, kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po renditen kështu: Garë e madhe mes kandidatit Bekë Berisha dhe Burim Ramadanit. Ramush Haradinaj – 8,935 vota Daut Haradinaj – 5,657 vota Besnik Tahiri – 5,426 vota Time Kadrijaj – 3,828 vota Bekë Berisha – 3,686 vota Burim Ramadani – 3,547 vota Arber Tolaj – 3,389 vota Agim Çeku – 3,336 vota Arton Demhasaj – 2,445 vota Albana Bytyqi – 2,269 vota KQZ po vazhdon procesin e numërimit dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin pas përfundimit të të gjitha zonave zgjedhore. AAK, partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, po ndjek me kujdes garën për deputetë, ndërsa konkurrenca në disa zona mbetet e ngushtë.