Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme

Eurodeputeti austriak Andreas Schieder ka uruar kreun e VV-së Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Ka ardhur koha për një qeveri të qëndrueshme që të udhëheqë përpara integrimin evropian të Kosovës dhe reformat e nevojshme në vend”, ka shkruar ai në X.