Numërohen mbi 21% e votave, 10 më të votuarit në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar mbi 13.5 për qind të votave të rregullta , pa përfshirë votat e personave me aftësi të kufizuara, votat me kusht dhe ato me postë, sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Ndërkohë, kur janë numëruar rreth 21 për qind e votave të kandidatëve për deputetë , në listën e LDK-së gara është mes vendit të 4 dhe 5 ku po "luftojnë" Doarsa Kica-Xhelili dhe Avdullah Hoti. Lumir Abdixhiku – 16,034 vota Hykmete Bajrami – 10,285 vota Ukë Rugova – 8,941 vota Doarsa Kica-Xhelili – 8,027 vota Avdullah Hoti – 8,013 vota Kujtim Shala – 6,987 vota Armend Zemaj – 5,573 vota Anton Quni – 5,551 vota Lutfi Haziri – 4,803 vota Janina Ymeri – 3,971 vota