Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë net dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme. Për të martën, IHK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të jenë 8 deri -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-3°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/