Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, në rrëfimin e tij ka folur lidhur me raportin me të motrën. Ai është shprehur i penduar që për pesë vite nuk kishte pasur kontakt me motrën, për arsye se ajo kishte zgjedhur të martohej me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare. “Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam mujt me taku. Dhe një vajzë me lëkurë të bardhë martohet me një djalë me lëkurë të zezë", tha ai. Foto: YouTube Tutje shtoi: Më kanë thënë motra t’u ka martu me “zezak”. Ajo shpesh më ka shkru por unë s’ia kam kthy. Kam pasë qejf që motrën me përcjell me duvak". Labi ka rrëfyer se si e kishte takuar motrën dhe mbesën e tij pas pesë vitesh. “Ishte aq e bukur, dhe më tha e ndjeva aromën e babit. U pendova që s’e kam takuar për pesë vite, mungesa e saj në shtëpinë tonë ka qenë e madhe”. “Ajo tani është e lumtur dhe unë jam edhe më i lumtur. Nuk ia fali vetës që nuk e kam pranuar motrën ato vite”, përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com