Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bresje të Fushë Kosovës, ku n jë këmbësor është goditur për vdekje. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur”, tha ajo. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal. /Telegrafi/