Ka qenë një natë jashtëzakonisht e pasur në parketet e NBA-së, me plot 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa vëmendja kryesore u përqendrua te superylli Shai Gilgeous-Alexander. Lideri i Oklahoma City Thunder tregoi edhe një herë pse ishte figura kyçe në rrugëtimin drejt titullit sezonin e kaluar. Oklahoma shënoi plot 140 pikë dhe triumfoi me rezultatin 140:129 ndaj Atlanta Hawks. SGA ishte i pandalshëm, duke regjistruar 39 pikë, gjashtë asistime dhe pesë ribaunde, në një ndeshje që mbeti e hapur deri në minutat e fundit. Një minutë para fundit, Atlanta ishte vetëm dy posedime larg barazimit, por Oklahoma tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe siguroi fitoren e 28-të të sezonit në 33 ndeshje të luajtura. Shumica e favoritëve të natës e justifikuan epitetin, megjithëse nuk munguan surprizat e vogla. Toronto Raptors triumfuan ngushtë ndaj Orlando Magic me shifrat 107:106, ndërsa Cleveland Cavaliers mposhtën San Antonio Spurs 113:101. Houston Rockets patën vështirësi të papritura kundër Indiana Pacers, por në fund arritën të fitojnë me rezultatin 126:119. /Telegrafi/ Rezultatet në NBA: Charlotte – Milwaukee 113:123 - YouTube www.youtube.com Washington – Phoenix 101:115 Brooklyn – Golden State 107:120 Miami – Denver 147:123 - YouTube www.youtube.com Toronto – Orlando 107:106 - YouTube www.youtube.com Chicago – Minnesota 101:136 Houston – Indiana 126:119 New Orleans – New York 125:130 Oklahoma – Atlanta 140:129 - YouTube www.youtube.com San Antonio – Cleveland 101:113 Portland – Dallas 125:122 - YouTube www.youtube.com