Petkoviq: Lista Serbe, përfaqësuesja legjitime e popullit serb, Rashiq humbi në mjediset serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha sot se populli serb në Kosovë, në zgjedhjet e mbajtura të dielën, më 28 dhjetor, tregoi përgjegjësi të plotë, dëgjoi zërin e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe doli në numër të madh në zgjedhje, si dhe se Lista Serbe fitoi pothuajse 3,000 vota më shumë sesa në zgjedhjet e mbajtura në shkurt. Sipas tij, Nenad Rashiq humbi në mjediset serbe dhe nuk ka legjitimitet.