Barça i prish punë Tares, futet në garë për Vlahovic, vendosin kontaktet e para

Me Lewandowskin në prag skadence, në shtëpinë e Barcelonës, gjetja e një sulmuesi të ri është kthyer në prioritet absolut. Sipas Marca, objektivi kryesor i klubit blaugrana është Dusan Vlahovic, një lojtar për të cilin janë interesuar shpesh vitet e fundit, por diskutimi këtë herë është ndryshe pasi ekziston mundësia që mund ta transferojnë falas. […]