Vitinha është një lojtar kyç për Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Portugalisë. Ai fitoi kampionatin dhe kupën franceze me klubin këtë vit, si dhe Ligën e Kampionëve. Mesfushori brilant kontribuoi aq shumë në këto suksese saqë u rendit i treti në votimet për Topin e Artë dhe konsiderohet mesfushori më i mirë në botë. Vitinha e zgjati kontratën me PSG-në në fillim të vitit, por dihet që Real Madridi është dëshira e tij më e madhe, sepse portugezi konsiderohet pasardhësi i Luka Modric. Në një intervistë me gazetën Marca , Vitinha i zgjodhi fjalët më të mira për legjendën kroate. “Ai që më frymëzon më shumë është Andres Iniesta. Sigurisht, së bashku me të është edhe Luka Modric. Ata kanë qenë gjithmonë modelet e mi më të mëdhenj", u përgjigj Vitinha kur u pyet se cilët mesfushorë i studionte për të përmirësuar lojën e tij. Ndjenjat janë të ndërsjella për sa i përket Modric, pasi Vitinha është i preferuari i tij i madh. Modric e zgjodhi atë si lojtarin më të mirë në botë - ai ia rekomandoi Real Madridit PSG e bleu Vitinha nga Porto tre vjet më parë për një tarifë prej 41.5 milionë eurosh. Pasi luajti 176 ndeshje për PSG-në, shënoi 24 gola dhe dha 22 asistime, Transfermarkt e vlerëson atë me 110 milionë euro. Mediat spanjolle kanë raportuar prej kohësh se Vitinha është një objektiv për Real Madridin dhe se Modric e rekomandoi atë si pasardhësin e tij kur u largua nga klubi. /Telegrafi/