Një skenë e zjarrtë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut të Big Brother VIP Kosova mbrëmë vonë. Benita dhe Klodi janë parë jashtë në oborr, duke zhvilluar momente shumë të afërta që dukeshin si një skenë filmi. Dyshja filluan të vallëzojnë në mënyrë sensuale, me njëri-tjetrin afër dhe Klodi që vendoste fytyrën në qafën e Benitës, duke ecur nga një lojë e lehtë në një tension të dukshëm mes tyre. BBVK/Instagram Atmosfera u mbush me një ngarkesë emocionale që dukej se kalonte përtej një loje të thjeshtë. Banorët e tjerë dukeshin të tërhequr nga aktivitetet e tyre, disa duke qëndruar brenda ose duke fjetur, ndërsa vetëm Benita dhe Klodi eksploronin afërsinë e tyre në oborr, duke lënë pas çdo rezistencë dhe duke tërhequr sytë e të gjithëve që i ndoqën momentet e tyre të zjarrta. Publiku tashmë ka nisur të komentojë për këtë afërsi, duke e quajtur momentin si “më provokuesin e deritanishëm të BBVK. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)