Policia ka ndaluar personin i cili goditi me veturë një fëmijë në Shkup

Dje, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë ndaluar 65-vjeçarin S.I. për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 300 të Kodit Penal. "Dje në orën 14:50, SPB Shkup mori një njoftim se në kryqëzimin e rrugëve "Xhon Kenedi", "Maksut Sadik" dhe "Brigada Maqedonase", një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Shkupit kishte goditur një fëmijë këmbësor. Menjëherë pas njoftimit, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se personi që drejtonte mjetin e kishte braktisur automjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave operative dhe taktike, personi u gjet aty pranë dhe u mor në paraburgim. Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, fëmija i lënduar u transportua me ambulancë në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" për trajtim, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt në kujdes intensiv. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga SPB-Shkup./Telegrafi/