Meridian Express e përmbyll këtë vit me një zhvillim të rëndësishëm për komunitetin me fokus të veqantë tek fëmijët, duke nënshkruar një marrëveshje si partner strategjik me organizatën BONEVET në Prishtinë. Ky bashkëpunim afatgjatë synon mbështetjen e edukimit inovativ, kreativitetit dhe zhvillimit të aftësive praktike tek fëmijët dhe të rinjtë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm dhe vlerat e Meridian Express për investim të qëndrueshëm në komunitet. Përmes kësaj marrëveshjeje, Meridian Express do të jetë partner strategjik i BONEVET për tri vitet e ardhshme, duke kontribuar në iniciativa dhe programe edukative që promovojnë mësimin përmes praktikës, teknologjisë dhe mendimit kritik. Besa Osmani Spahiu - Udhëheqëse e Marketingut në Meridian Express, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti dhe momentin simbolik të nënshkrimit: “Bashkëpunimi me BONEVET është një investim në të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve, duke mbështetur edukimin inovativ dhe zhvillimin e aftësive që do t’u nevojiten nesër. Jemi krenarë që do të jemi partner strategjik i një organizate që krijon ndikim real në komunitet e sidomos tek të rinjët.” BONEVET është një nga qendrat më të avancuara të edukimit joformal dhe inovacionit në Kosovë, duke ofruar programe dhe hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë përmes eksperimentimit, teknologjisë dhe kreativitetit. Flatra Thaqi, Drejtore Menaxhuese e BONEVET, vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi: “Ky partneritet me Meridian Express vjen në një moment shumë të rëndësishëm për BONEVET. Mbështetja afatgjatë nga një partner strategjik na mundëson të planifikojmë dhe zhvillojmë programe edukative me ndikim edhe më të madh për fëmijët dhe të rinjtë, duke ndërtuar së bashku një të ardhme më kreative dhe më të përgatitur.” Partneriteti mes Meridian Express dhe BONEVET shënon një përmbyllje të fortë të vitit dhe një nisje të qartë drejt projekteve me vlerë afatgjatë, ku biznesi dhe edukimi bashkohen për të krijuar ndikim pozitiv në shoqëri.