JA SI FILLON URIA

Poezi nga: Daniil Kharms Përktheu: Maksim Rakipaj Ja si fillon uria: zgjohesh i freskët në agim, pastaj nis dobësia, pastaj nis mërzia, pastaj fillon të mekesh, as të mendosh s’je në gjendje, pastaj qaset qetësia. Pastaj fillon llahtaria.