Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është ndërprerë qarkullimi i trafikut për në Qafë Thanë. "Trafiku për në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është ndërprerë në të dyja drejtimet", thonë nga LAMM. Nga MPB konfirmojnë se trafiku për në vendkalimin kufitar është ndërprerë pasi në rrugë është përmbytur një cisternë Të gjitha shërbimet kompetente kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren masa për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar trafikun. Për momentin nuk raportohet për viktima apo të lënduar./Telegrafi/