IPKO përshpejton transformimin digjital me zgjerimin e rrjetit 5G në Kosovë

IPKO Telecommunications po vazhdon transformimin e rrjetit të saj mobil, duke investuar fuqishëm në zgjerimin e teknologjisë 5G dhemodernizimin e infrastrukturës digjitale në Kosovë. Ky hap strategjik synon të ofrojë shpejtësi më të lartë, kapacitet më të madh dhe një përvojë më të qëndrueshme përpërdoruesit, duke përgatitur rrjetin për nevojat e së ardhmes. Si pjesë e këtij transformimi, IPKO ka përfunduar me sukses ndaljen e teknologjisë 3G në fund të vitit 2025. Kjo teknologji, e cila ka qenë në përdorim që nga viti 2013, i kashërbyer për më shumë se një dekadë përdoruesve, por sot i hap rrugë teknologjive më të avancuara. Mbyllja e 3G ka mundësuar përdorimin më efikas të frekuencave dhe orientimin e plotë të kapaciteteve drejt rrjetit 5G. Gjatë vitit 2025, IPKO ka fokusuar investimet kryesore në rrjetin 5G në brezin 3.5 GHz,duke e shndërruar atë në shtyllën kryesore të zhvillimit të rrjetit mobil. Teknologjia 5Gështë aktivizuar edhe në 81 stacione bazë, ndërsa kapaciteti është rritur nga 80 MHz në 100 MHz në të gjitha pikat e këtij brezi. Përveç kësaj, janë ndërtuar edhe 20 stacione të reja të telefonisë mobile, duke siguruar mbulim më të gjerë, densitet më të lartë dhe performancë të përmirësuar të shërbimeve 5G. Paralelisht me zgjerimin e 5G, IPKO ka vazhduar të përmirësojë edhe rrjetin 4G/4G+, duke e zgjeruar atë në 130 stacione bazë. Në zona të caktuara është rritur kapaciteti i4G për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi të shërbimeve gjatë tranzicionit drejt 5G,duke siguruar që përdoruesit të kenë gjithmonë lidhje të besueshme. “5G është tashmë shtylla kryesore e zhvillimit të rrjetit të IPKO-së. Përmes mbylljes së teknologjive të vjetra dhe investimeve të vazhdueshme në rrjetin e së ardhmes, pondërtojmë një infrastrukturë moderne dhe fleksibël, të gatshme për kërkesat digjitale të viteve që vijnë. Kjo përkthehet në shpejtësi më të lartë, cilësi më të mirë dhe një përvojëmobile pa kompromis për përdoruesit tanë,” – u shpreh Andras Pali, Drejtor Ekzekutiv iIPKO Telecommunications. Përmirësimet në rrjetet 5G dhe 4G kanë sjellë rritje të dukshme të shpejtësisë dhe performancës së internetit mobil. Sipas të dhënave të Speedtest Intelligence, IPKO renditet përpara operatorëve të tjerë për nga cilësia e shërbimit. Aktualisht, rreth 44% e përdoruesve të IPKO-së përdorin rrjetin 5G, ndërsa përdorimi i teknologjive më të vjetra është minimal. Sipas të dhënave zyrtare të ARKEP, IPKO mban 55.08% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë, përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Ky rezultat pasqyron investimet e vazhdueshme në rrjet dhe zgjerimin e mbulimit në të gjitha rajonet e vendit,përfshirë edhe pjesën veriore (me përjashtim të Zubin Potokut). Me këtë qasje të orientuar drejt së ardhmes, IPKO po ndërton një ekosistem modern të rrjetit mobil, ku 5G udhëheq inovacionin, 4G siguron stabilitetin dhe 3G mbyllet si kapitull teknologjik. Kjo krijon një bazë të fortë për zhvillim digjital afatgjatë dhe për përmirësimin e përvojës së përdoruesve në gjithë Kosovën. Si lider i tregut të telefonisë mobile, IPKO vazhdon të vendosë standarde të reja të performancës dhe shërbimit, duke sjellë teknologji inovative dhe lidhje më të shpejtë e më të besueshme për të gjithë përdoruesit.