Pas raportimeve të nëntorit që Apple kishte shtyrë iPhone Air 2 për pranverën e 2027, një raportim i ri sugjeron se telefoni mund të dalë tashmë vitin e ardhshëm. Tipster-i Fixed Focus Digital njoftoi në Weibo se iPhone Air 2 pritet të prezantohet në eventin e iPhone në vjeshtën e 2026. Po ashtu, iPhone 17e thuhet se është në fazën e prodhimit masiv për një lansim pranveror. Raportet e mëparshme parashikonin se Apple do të prezantojë iPhone 18 Pro, 18 Pro Max dhe iPhone Fold në shtator të vitit tjetër. iPhone Air 2 pritet të ketë kamerë të dyfishtë pasme, bateri më të madhe, çmim më të ulët dhe sistem ftohjeje me “vapor chamber”. Ky lansim duket se rikthen linjën Air më herët se sa ishte parashikuar. /Telegrafi/