Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. IKSHPK rikujton se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit. Instituti tutje ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal. Lani duart shpesh me ujë dhe sapun Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal. /Telegrafi/