Mariah Carey u shfaq plot stil gjatë pushimeve dimërore në Aspen të Kolorados

“Mbretëresha e Krishtlindjeve”, 56 vjeçe, fillimisht u fotografua me një pallto të gjatë të kuqrremtë me pamje gëzofi, të kombinuar me çizme dhe doreza të zeza lëkure, ndërsa flokët i mbante në kaçurrela natyrale. Më vonë gjatë ditës, këngëtarja ndryshoi veshje, duke zgjedhur një xhaketë të guximshme me print tigri. Ajo e kompletoi dukjen me geta kadifeje, një rrip me zinxhir të artë dhe syze dielli të mëdha, shkruan DailyMail. Së fundmi, Carey ka njoftuar se do të performojë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Lajmin e ndau përmes një videoje në Instagram, ku ftoi fansat të jenë të pranishëm më 6 shkurt në stadiumin San Siro. Ndërkohë, Mariah vazhdon të jetë aktive edhe në muzikë. Albumi i saj më i fundit, Here For It All , i publikuar në shtator, është i pari pas shtatë vitesh dhe, ndonëse u prit mirë nga kritika, pati shitje më të ulëta krahasuar me projektet e mëparshme. /Telegrafi/