Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar 46,38% e tyre. Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 45 për qind e afro dy milionë qytetarëve me të drejtë vote. Rezultatet paraprake tregojnë se zgjedhjet janë fituar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas të dhënave aktuale, më poshtë janë pesë kandidatët më të votuar nga secila parti, kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave: Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti – 160.850 vota Glauk Konjufca – 125,080 vota Albulena Haxhiu – 65,370 vota Hekuran Murati – 64,768 vota Donika Gërvalla – 57,711 vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Bedri Hamza – 73,114 vota Arian Tahiri – 34,418 vota Përparim Gruda – 32,051 vota Uran Ismaili – 25,336 vota Sala Jashari – 22,997 vota Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku – 35,284 vota Hykmete Bajrami – 22,347 vota Ukë Rugova – 19,539 vota Avdullah Hoti – 17,298 vota Doarsa Kica Xhelili – 17,268 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj – 17,894 vota Daut Haradinaj – 10,977 vota Besnik Tahiri – 10,814 vota Bekë Berisha – 7,940 vota Agim Çeku – 7,246 vota Bazuar në të dhënat paraprake, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvend , e pasuar nga PDK-ja me 23 , LDK-ja me 15 , Lista Serbe me 9 dhe AAK-ja me 6 ulëse . Personi më i votuar në Kosovë deri më tani është Albin Kurti. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337.791 vota, duke thyer rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani. Mbetet të shihet nëse Kurti do të arrijë ta forcojë këtë rekord edhe në këto zgjedhje. Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ në ditët në vijim./Telegrafi.