Pamjet vijnë nga Turqia: Në –10°C, portieri u ngroh duke pirë çaj gjatë ndeshjes

Një skenë e pazakontë ka ardhur nga Turqia, ku temperaturat ekstreme e kanë bërë protagonist portierin e Erzurumspor FK, Matija Orbanic. Gjatë ndeshjes ndaj Çorum FK, e zhvilluar në –10 gradë Celsius, portieri gjeti një mënyrë unike për t’u ngrohur: duke pirë çaj gjatë lojës. Takimi i javës së 19-të në Trendyol 1. Ligë u luajt në stadiumin “Kazım Karabekir”, ku Erzurumspor FK triumfoi me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Benhur Keser në minutën e 52-të, ndërsa Eren Tozlu humbi një penallti për vendasit. Momentet që bënë xhiron e mediave ishin ato të portierit Orbanic, i cili kishte vendosur një gotë çaji të nxehtë pas portës dhe, gjatë lojës, e konsumonte atë për t’u mbrojtur nga i ftohti ekstrem. Pamjet televizive treguan qartë vështirësitë që temperaturat e ulëta shkaktuan për lojtarët, veçanërisht për portierin me përvojë. kiper erzurumspor fk matija orbanic membawa teh hangat kedalam lapangan untuk menghilangkan rasa dingin. pic.twitter.com/LKM1PbzS5w — FFS ID (@FFS_ID) December 29, 2025 Një skenë që tregon se, në disa stadiume, dimri mbetet një kundërshtar po aq i fortë sa edhe rivali në fushë. /Telegrafi/