Emërllahu u nda me lot në sy nga Cluj - ai i preku edhe njerëzit në klub

Trajneri i Clujit, Daniel Pancu, ka folur për largimin e Lindon Emërllahut, duke e cilësuar ndarjen si një moment shumë emocional, si për lojtarin ashtu edhe për klubin. Mesfushori kosovar është transferuar nga Cluji në Ukrainë, ku ka nënshkruar me skuadrën Polissya Zhytomyr, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Në një intervistë për “Digi Sport”, Pancu zbuloi se reagimi i Emërllahut pas largimit nga klubi rumun ishte tejet prekës, duke nënvizuar anën njerëzore dhe profesionale të lojtarit. “Emërllahu na la me lot në sy, një tregues i karakterit të tij të jashtëzakonshëm. Nuk di asgjë për situatën e lojtarëve, kush po largohet dhe kush po vjen”, ka thënë 48-vjeçari Pancu. Emërllahu kishte fituar vlerësime të mëdha në futbollin rumun, duke qenë një nga mesfushorët kryesorë të Clujit gjatë periudhës së tij në klub. View this post on Instagram A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya) Reprezentuesi i Kosovës ka firmosur një kontratë trevjeçare me Polissya Zhytomyr. Gjatë kohës së tij te Cluji, ai regjistroi 41 paraqitje, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tri asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e Kupës së Rumanisë. /Telegrafi/