Elijona dhe Toney kanë biseduar sërish për çështjen e të brendshmeve që ajo i kishte lënë në dollapin e tij. Ajo i tha se nuk e kishte pasur për qëllim ta provokonte, ndërsa i potencoi se reagimi i tij kishte qenë i ekzagjeruar. “…. unë mendoj që ti ke mujt me e ditë a jam në gjendje me bo asi lloj provokime. Në bazë të reagimit tim… ke mujt me e kuptu a e kam bë me qëllim, me djallëzi a provokim, apo pahiri. E ke pa në fytyrën time sa marre më ka ardhë edhe sa keq jom ndjerë”, i tha Elijona atij. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Banorja gjithashtu i potencoi se reagimi i tij mbi situatën kishte qenë i tepërt dhe se e akuzoi se kishte përfituar pikërisht nga kjo situatë. Nga ana tjetër, Toney u shpreh se ishte ndjerë në siklet në momentin kur i pa të brendshmet në dollapin e tij.