Gjatë këtij viti, në rajon është shënuar rritje e numrit të aksidenteve trafiku, si dhe e numrit të viktimave. Ekspertët theksojnë se shkaqet janë faktorë të ndryshëm, para së gjithash rritja e numrit të automjeteve dhe e vëllimit të trafikut, më pas problemet me infrastrukturën, turizmi, kushtet atmosferike, por edhe gabimet njerëzore dhe mungesa e ndërgjegjësimit për sigurinë në trafik. Gjobat dhe fushatat parandaluese, sipas bashkëbiseduesve tanë, ndikojnë në përmirësimin e situatës përmes informimit, ndër të tjera, për pajisjet, konsumimin e alkoolit dhe lodhjen.