Qeveria e Maqedonisë së Veriut, miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili prezantohet si pjesë kyçe e agjendës reformuese për sundimin e ligjit. Me këtë zgjidhje ligjore synohet forcimi i pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit prokurorial në vend. Risia kryesore e ligjit është ndryshimi i procedurës për zgjedhjen e kryeprokurorit. Parashihen kritere të qarta dhe një sistem meritash, me qëllim që procesi të jetë i liruar nga presionet politike. “Në ligj janë inkorporuar rekomandimet relevante, në mënyrë që procesi të jetë i çliruar nga ndikimet politike dhe të bazohet ekskluzivisht në profesionalizëm, integritet dhe kredibilitet profesional”, bëjnë të ditur nga Qeveria. Gjithashtu, ligji parashikon afate të sakta për avancimin e prokurorëve, si dhe një parim të ri për përgjegjësi disiplinore, që pritet të sjellë më shumë parashikueshmëri dhe llogaridhënie në punë.