Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy automjeteve në hyrjen-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në hyrje të Lipjanit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. “Sot, në ora 16:20, është lajmëruar një aksident trafiku në hyrje-daljen e autostradës në Lipjan. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje,” tha Krasniqi. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.