“T’ka ikë fama, diva jonë me afat skadence”, plas debati mes Benitës dhe Fjollës

Fjolla Morina dhe Benita Zena janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme. Përplasja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, në prezencë të të gjithë banorëve që ndodheshin aty. Ende nuk dihet se çfarë e nisi konfliktin mes tyre, por dyshja u panë duke thumbuar vazhdimisht njëra-tjetrën. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) “Ke ra me karrierë, t’ka ikë fama ke hy në Big me dhezë”, i tha Benita asaj, ndërsa Fjolla nuk qëndroi indiferente ndaj këtyre fjalëve. “Unë? Unë dhezi qysh du o shpirt”, ia ktheu këngëtarja. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Thumbimet vazhduan edhe më tej, me Benitën që i drejtoi Fjollës edhe disa fjalë të tjera: “O ylli shqiptar, o ylli jonë, oj diva jonë me afat skadence”. Fjolla iu kundërpërgjigj menjëherë: “Skadencën e ke ti shpirt, nana e ka bo veç një Fjollë”.