Aksident në Korçë, përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.