Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

Rita Ora la të gjithë pa fjalë me dy paraqitje të ndryshme teksa mori pjesë në një event për media në New York para se të prezantonte programin “Dick Clark's New Year's Rockin' Eve”. Këngëtarja 35-vjeçare do të bashkohet me Ryan Seacrest për të prezantuar këtë traditë vjetore në Times Square për shikuesit në New York. Para ditës së madhe të së mërkures, Rita u pa me një veshje elegante gri, përpara se të shfaqej me një veshje tjetër teksa mori pjesë në konferencën për shtyp me bashkëprezantuesin e saj pranë Times Square Ball. Këngëtarja bëri një paraqitje mbresëlënëse duke pozuar për fotografët me një pallto të gjatë prej pelushi. Flokët i kishte kapur derisa e kompletoi paraqitjen me vathë të mëdhenj të artë dhe syze dielli, teksa pozoj së bashku me Ryan.