Fotografja që po lë në hije yjet e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe u bë shumë e famshme

Ndërkohë që futbollistët në Kupën e Kombeve të Afrikës po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen me lëvizjet e tyre, ylli i vërtetë i turneut ishte fotoreporterja senegaleze Amina Fall. Fotot e saj nga fusha përmbytën shpejt mediat sociale dhe numri i ndjekësve të saj u rrit ndjeshëm brenda natës. Mediat shkruajnë se gazetarja e re ka lënë në hije yje të shumtë të futbollit me pamjen dhe qasjen e saj profesionale. View this post on Instagram A post shared by Amina Fall (@amina_photographer__) Me sa duket, ajo nuk e priste një vëmendje të tillë, por pamjet dhe postimet e saj nga ndeshjet u bënë virale në kohë rekord. Ndërsa disa debatojnë se sa interesante janë fotot e saj në sport, shumica e përdoruesve të mediave sociale bien dakord për një gjë - ajo fitoi audiencën me buzëqeshjen dhe energjinë e saj të sinqertë. View this post on Instagram A post shared by Amina Fall (@amina_photographer__) Aktualisht ajo ka 111 mijë ndjekës në Instagram. Senegali i saj mundi Botsvanën 3-0 në raundin e parë të turneut dhe më pas luajti 1-1 kundër RD të Kongos. / Telegrafi /